• |
ide | kryesore

Kreu i myslimanëve shqiptarë: E vërteta e bllokimit nga Turqia për xhaminë e Namazgjasë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës edhe për atë që po ndodh me Xhaminë e Namazgjasë. Ai e konsideroi të turpshme që asnjë përfaqësues i këtij komuniteti nuk u thirr në inaugurimin e Xhamisë së Et’hem Beut gjatë vizitës së Erdogan.

Bruçaj që mesa duket është konsideruar i padëshiruar nga autoritetet turke tha se “de facto nuk ka asnjë komunikim të mirëfilltë institucional me institucionet fetare të këtijh vendi.


“Kjo nuk është sqaruar asnjëherë. Por ne shohim qartë që institucionet shtetërore turke…, ky nuk është incidenti i parë” – tha Bruçaj që më pas foli edhe për situatën në Xhaminë e Namazgjasë.

“Punimet filluan kur unë isha në detyrë si kryetar i komunitetit mysliman. Në një vizitë që kisha në Turqi, i pata thënë Ish-Kryetarit të komunitetit mysliman në Turqi, Gyrmezit, se “duhet të filloni punimet e xhamisë së Namazgjasë sepse edhe unë për vete kam kontribuar. Ose më ktheni paratë mbrapsht ose filloni punimet”.

Janë bërë disa herë thirrje në Turqi. Xhamia e Namazgjasë nuk bëhet me fondet e qeverisë turke, por me ndihmesën e vëllezërve myslimanë turq. Xhamia duhej të përfundonte për 2 vjet. Por ka pothuajse 7 vite që vazhdon dhe nuk përfundohet.

Besoj se kontrata e komunitetit mysliman të Turqisë për ndërtimin e xhamisë mbaron këtë verë. Nëse nuk përfundojnë punimet, komuniteti mysliman i Shqipërisë i ka forcat e nevojshme dhe mundësitë për ta përfunduar xhaminë e Namazgjasë.

Xhamia është një objekt kulti. Nuk mund të bëhet pjesë e asnjë pazari politik. Nuk mund të bëhet pjesë e asnjë strategjie kombëtare të një shteti të huaj për të rritur ndikimin. Është një objekt kulti, ku bëhen lutje ndaj Zotit, është një objekt që duhet të jetë larg këtyre polemikave.

Më vjen keq që është bërë pjesë e këtyre polemikave xhamia e Namazgjasë, që është një ëndërr e të gjithë shqiptarëve prej shumë dekadash. Askush nuk ka të drejtë që këtë ëndërr ta shtyjë ose ta përdorë për qëllimet e veta politike” – tha Bruçaj. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Ky plehu, derr i trashe, sherbetor i verber i terroristave FETO, e filloi universitetin ne vitin 1998 dhe mundi ta mbaroj ate me 2012, dinosaur komplet, rekord Guinness.

  2. O,lumo Skendo meru me lepirjen e brekeve te FETO qe te kane sjelle nga Pennsylvania dhe leri punet e xhamive dhe miqesise
    🇹🇷🤝🇦🇱 te tjerve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.