• |
ide | kryesore

Georgina rrëfen fillimet me CR7: “Kolegët nuk e besonin, shkoja në punë me autobus e kthehesha me Bugatti”

-Instant, Sport



Dokumentari i Netflix për Georgina Rodriguez, partneren e Cristiano Ronaldos, është i destinuar të bëjë shumë zhurmë. Mjaftuan disa sekuenca për të krijuar pritshmëritë e mëdha rreth historisë së gruas që rrëmbeu zemrë e pesë herë Topit të Artë. Shumë mezi presin të mësojnë prapaskenat dhe të kuptojnë sesi një vajzë që punonte si shitëse ndryshoi totalisht jetën e saj kur filloi të dilte me një nga futbollistët më të pasur dhe më të famshëm të të gjitha kohërave. Dhe nga skenat e para, të shikuara dhe të raportuara nga AS, kuptohet se historia është e destinuar të tregohet si më klasikja e përrallave, në të cilën një … princ portugez shndërron një vajzë argjentinase në një mbretëreshë.

NJË BURRË SHUMË I BUKUR – Duke filluar nga momenti kur të dy u njohën me njëri-tjetrin. “Ishte një e enjte vere. Unë punoja te Gucci, duhet të kisha dalë nga puna në orën pesë, por më telefonoi një koleg dhe më kërkoi të qëndroja një gjysmë ore shtesë për të pritur një klient. Kur po dilja nga dyqani, u shfaq një burrë i pashëm, i gjatë gati dy metra, i shoqëruar nga një fëmijë dhe një grup miqsh. Fillova të ndjeja flutura në bark, mendova “çfarë po më ndodh?”. Nuk pata guximin ta shikoja, më erdhi turp”. Mes të dyve ndodhi shkëndija dhe takimet në dyqan vazhduan. “Një ditë më shkroi se do të bënte një event, më pyeti nëse do të shkoja dhe i thashë po. Ditën e kalova duke menduar si të vishem. Kur mbërrita ishte shumë bukur. Bëmë gëzuar me një gotë shampanjë dhe më pas unë u largova sepse kisha një darkë pune. Nuk doja fare të ikja, por duhej. Por më mirë kështu, sepse na la me dëshirën që të takoheshim përsëri.”

DARKA – “Momenti më i veçantë ishte një e shtunë. Doja shumë ta shihja dhe të rrija me të, por nuk doja t’i shkruaja. Më shkroi ai pas ndeshjes dhe nuk i thashë se isha gati, por që isha ulur në shtëpi dhe po bëhesha gati të flija. Më tha ‘dëshiron të darkosh?’ e unë i thashë po, edhe pse kisha ngrënë tashmë. Erdhi të më merrte në shtëpi dhe shkuam tek ai. Kishte pure, perimet e tij dhe pulë. Kështu që darkova përsëri, si një zonjë e vërtetë”. Kolegët te Gucci sigurisht që e kishin të vështirë ta besonin: “Cristiano më merrte kur mbaroja punën, ndonjëherë vinte me Bugattin e tij. Kolegët e mi nuk mund ta besonin, mbërrija në punë me autobus dhe ikja me Bugatti…”. Në fund të fundit, të jesh partnere e futbollistit më të famshëm në botë duhet të ketë edhe anët e veta pozitive, apo jo?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *