• |
ide | kryesore

Sherr me thika në Berat/ Plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë mbetur të plagosur me thika në Berat. Mësohet se Ervis Kanani dhe Artur Gjata kanë goditur njëri-tjetrin me mjet prerës e për pasojë kanë përfunduar në spital. 36-vjeçari Kanani ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 45-vjeçari Gjata ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën mbikëqyrjen e policisë në dhomën 10 të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit.

“Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes”,-njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *