• |
ide | kryesore

U arrestua për tritolin në banesën e Dukës, 34-vjeçari me shenja djegie në dorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arlen Hasanaj, 34-vjecari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, rezulton me një djegie në dorën djathtë.

Dyshimet janë se Hasanaj është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës. Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

Prokuroria e rrethit mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin, dhe vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn..



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *