• |
ide | kryesore

E rëndë, bie nga lartësia, humb jetën 15 vjeçarja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një e mitur ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, ku dyshohet se 15 vjeçarja ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka konfirmuar policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *