• |
ide | kryesore

Komentonte ndeshjen në TV, fyerjet raciste vërshojnë mbi Ashley Cole: arrestohet një 24-vjeçar

-Instant, Sport



Nuk duhet të jesh vetëm futbollit në fushë për të pësuar fyerje raciste, nga persona të papërgjegjshëm. Këtë herë episodi i shëmtuar ka prekur komentatorin e TV, ish-mbrojtësin e Chelsea dhe Romës, Ashley Cole. Ish-lojtari ishte viktimë e një episodi racizmi ndaj tij. Gjatë ndeshjes së FA Cup, të luajtur më 7 janar mes Swindon dhe Manchester City, anglezi, i cili aktualisht punon si asistent i Anglisë U21 dhe Akademisë së Chelsea, ishte i pranishëm si komentues për ITV që transmetoi lojën.

Policia në Wiltshire, një zonë në Anglinë jugperëndimore, konfirmoi se kishte arrestuar një 24-vjeçar për komentet e tij raciste kundër Ashley Cole. Ndërkohë, ka mbërritur edhe ndjesa nga presidenti i Swidon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *