• |
ide | kryesore

“Falim gola në çdo ndeshje”: Shkëmbi i dorëzuar me gabimet e Dinamos

-Instant, Sport



“Duhej të bënim pjesën e parë më shumë për të shënuar golin e dytë. E dinim që do të kishim më të vështirë, ne e pamë në fushë se çfarë ndodhi. Por për fat të keq gabojmë përsëri dhe falim gola në çdo ndeshje dhe sinqerisht nuk e di si rregullohet se nuk ka mbetur lojtar pa gabuar”. Një Bledi Shkëmbi që nuk gjen ngushëllim pas një 1-1 të fiksuar në Rrogozhinë kundër Egnatias, që luajti gjithë ndeshjen me 10 lojtarë. Tekniku korcar analizon me shpejtësi cfarë ndodhi, duke i dhënë kreditet kundërshtarit, pa harruar të theksojë se blutë duhet të bënin më shumë: “Mendoj se pavarësisht se shënuam, ekipi kundërshtar me një më pak priste, na bënte presion, nuk ishte i thjeshtë. Por nuk diskutohet që duhej të bënim më shumë, ndoshta atë rast të Bardhit në fund të pjesës së parë duhej ta kishim shënuar. Kur nuk shënon, edhe me fatin kundër e gabimet e bëra u ndëshkuam”.

Megjithë gabimin e bërë në rastin e golit të pësuar, Shkëmbi vazhdon të insistojë se situata të tilla loje, edhe pse të gabuara ndodhi, por skuadra duhet të kishte shfrytëzuar superioritetin numerik për të mbyllur ndeshjen: “Mbrojtësi duhej ta kishte zgjidhur më thjesht pozicionimin dhe për fat të keq, gabimi i vetëm, e pësuam. Pastaj jam dakord që duhej të kishim bërë më shumë për të shënuar golin e dytë”, përfundoi Shkëmbi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *