• |
ide | kryesore

Video/ Anti-Tirana është Laçi: Lushkja mposht Partizanin dhe vendos ndeshjen e fundit me fanellën bardhezi

-Instant, F1, Sport, Video



Mundësinë për ta parë veten në vendin e dytë, pa shoqërinë e pakëndshme të Kukësit, nuk mund ta conte dëm Laci, që kundër Partizanit kishte një test më shumë se të vështirë. E megjithatë, Josa vazhdon të ruajë ecurinë fantastike që kur është ulur në pankinë, duke thyer të kuqtë me një gol vendimtar të Regi Lushkjes, në ndeshjen e fundit me fanellën e Laçit para transferimit te Sherif Tiraspol.

Nuk ishte rasti për të bërë llogari, sepse të dy skuadrat kërkonin fitoren për tu afruar me objektivët e tyre. Kështu, në pjesën e parë askush nuk u tërhoq në kontraste, por kjo limitoi krijimtarinë e lojtarëve, edhe pse Laci kishte dominimin e mesfushës dhe u duk më insistues drejt portës së Hoxhës, ndërsa Dajsinani ishte spektator i shtuar, me kryeqytetasit që mendonin të mbroheshin, për të pritur që vendasit të ulnin ritmin.

Në pjesën e dytë gjërat u dukën ndryshe për skuadrën e Mehmetit, që tentoi më shumë nga porta kundërshtare me Skukën, por diferencën e bëri një gol spektakolar i Lushkjes, i cili festoi më së miri në mënyrën e tij ndeshjen e fundit me ekipin ku u kthye në një nga lojtarët më të njohur të kampionatit shqiptar. Asgjë për të bërë për Hoxhën dhe të kuqtë që u dorëzuan në minutën e 79 kur pësuan golin dhe nuk impenjuan më kundërshtarin seriozisht. Laçi tashmë ka 6 pikë diferencë me Tiranën dhe qendron mbi Kukësin, në vendin e dytë, duke u konfirmuar si rivali kryesor për bardheblutë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *