• |
ide | kryesore

Lajcak: Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk nënkupton një “Republica Srpska”

-Instant, Lajme, Të fundit



Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk nënkupton një “Republica Srpska” në Kosovë, sipas emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak. Gjatë konferencës për media që përmbylli edhe vizitën e tij në Kosovë, ai u shpreh se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk i imponohet asnjë marrëveshje për të cilën nuk dakordohet.

“Kosova është palë e barabartë në dialog, Kosova ka 50% të të drejtës së fjalës që nënkupton se asgjë nuk mund t’i imponohet pa marrëveshje. E dëgjoj shpesh që thuhet se nuk e duam një republikë të dytë serbe, besoj se e kemi bërë shumë të qartë se askush nuk e do një republikë të dytë serbe në Kosovë”, është shprehur emisari europian.

Lajcak po ashtu tha se zgjedhjet presidenciale të 3 prillit në Serbi do të kenë impakt në procesin e dialogut.

“Kemi pasur diskutime fillestar, por nuk është pjesë e dialogut. Pra, nuk ka marrëveshje që aranzhon mbajtjen e zgjedhjeve, por s’ka pikë dyshimi se çfarëdo vendimi të merret me zgjedhjet e tre prillit do të ketë ndikim në procesin e dialogut”, tha Lajcak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *