• |
ide | kryesore

Putin në Kinë, marrëveshje për 100 milionë tonë naftë në 10 vjet

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin këtë të premte ndodhet në Kinë, ku është takuar me homologun e tij Xi Jinping.

Gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me situatën e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe ndërhyrjen e Perëndimit.

Ndërkohë në takimin e dy zyrtarëve është bërë i mundur nënshkrimi i marrëveshjes mes kompanisë ruse Rosneft dhe kompania kineze China National Petroleum Corporation (CNPC) për furnizimin me 100 milionë tonë naftë në dhjetë vjet përmes Kazakistanit.

Ndër të tjera mësohet se nafta do të jetë bruto dhe do të përpunohet në fabrika në veriperëndim të Kinës për të plotësuar nevojat e vendit për produkte të naftës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *