• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si e parandjeu Tahiri 5 vjet më parë: Unë po shkoj në burg Lorenc!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se e kishte parandjerë që më 19 tetor të vitit 2017 fatin e tij. Në nga intervistat e fundit që ka dhënë për mediat, duket se Tahiri ishte i bindur për fatin që e priste dhe se kurrë nuk do ta provonte pafajësinë e pretenduar.

Në një kohë kur në Kuvend kërkohej heqja e imunitetit të tij, në mënyrë që të gjykohej me pranga në duar, Tahiri paramendonte se një ditë do të përfundonte nëmos në të njëjtën qeli, në të njëjtën dhomë ajrimi me persona që vetë kishte kërkuar që të përfundonin pas hekurave të qelisë.

“Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë,” – thoshte dikur Tahiri.

PJESË NGA EMISIONI DHE INTERVISTA:

Saimir Tahiri: Sot do kisha shokë dhe aleanca më të forta dhe sot nuk do më ndodhte asgjë. Kjo është zgjedhja ime dhe unë këtë do ta mbaj në kurriz pafund. Ta thashë edhe në qelinë më të fundit, derisa të nxjerr të vërtetën. Qytetarët duan të dinë deri sot, kanë besuar tek unë, një njeri normal që ka bërë detyrën edhe duke gabuar, apo te një bandit që shtirej për gjë tjetër. Qytetarët duan të dinë që unë si Ministër i Brendshëm luftova që policia të fitonte dinjitet dhe qytetarët të ishin të barabartë përpara policisë, apo që kam qenë një bandit në detyrë që i ka shkelur syrin një banditi. Qytetarët duan të dinë të vërtetën.

Cila është e vërteta? Është hakmarrje e banditëve në rrugë, apo e politikanëve në korridore dhe zyra…?

Saimir Tahiri: Kam parë banditë në politikë, me jakë të bardhë dhe kollare që janë shumë më gjakftohtë në krimet e tyre se çdo bandit në rrugë. Flas në politikë në përgjithësi. Kam parë që hajdutë të pacipë dilnin dhe i përbetoheshin publikut dhe ndërkohë që ishin edhe hajdutë të pacipë që fusnin duart në xhepat e qytetarëve pa pushim. Unë sot akuzohem se kam trafikuar drogë, nuk akuzohem se kam vjedhur lekët e qytetarëve, se i kam futur në xhep lekët e qytetarëve, se kam vjedhur një tender. Unë kam qenë 4 vjet ministër, nuk kam bërë një tender, e kam hequr të drejtën për të bërë tender me dashje. Kam refuzuar. Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë. Është kollaj për një politikan sot të përfitojë nga çdo aleancë e pistë nga ato poshtë tavolinës. Nuk është kollaj ajo që unë mendoja se kam bërë me veten dhe e besoj akoma që e kam bërë, edhe duke gabuar, se kam gabuar pafund dhe as që i fshihem asnjë gabimi që kam bërë, por të paktën kam luftuar përditë që të ndihmoj çdo qytetar që e ka merituar”.

Po nga njerëzit e tu të Partisë Socialiste, ka patur nga ata që kanë shkelur ligjin?

Saimir Tahiri: Po, pa dyshim!



10 Comments

    1. ZUZARI Rama si dhe paraardhesit e tij kriminele dhe gjakatare i zhduk, burgos bashkepuntoret. Ai eshte i semure psikik, lumturia e tij eshte kur te poshteron dhe denigron…………………

    2. Mire idiot por edhe injorant me diplome. Me ata qe kam arrestuar vete, thote. Ky ka qene minister dhe mut qe te haje ka arrestuar. Cfare koke loqe njesoj si Rama.

  1. te zegerdhiu antimafia italiane me pergjime se te ishte per te futme nuk ta ka fut njeri dhe ti e di mire Dhe Sali plaku si halli jot e ka vetem se e ka pergjuar ustallare me profesioniste se italianet Dhe nxjerr karrliqe jo ma futi luli palla jo ai kari surrelit Te gjithe ne hale shkovshit legena

  2. Cfare prisje ti ore legen i degjeneruar, se do i gezoje ato para te pista. Si ka gezuar asnje deri me sot. Lutju zotit te mbroj o arrogant se me aq sa di dhe ke pare mund te ikesh per lesh pa e kuptuar fare.

    Te hypt vetja ne qef i thone asaj fjale dhe rama eshte profesioniste ne gjuetin e personazheve qe i hyn vetja ne qef, si puna jote, vec me futje sa krahu.
    Ju lezaton shume juve, nje prerje keni te gjithe bastarda te kuq, nga te gjitha palet, se ju shumoheni si kerpudhat pas shiut.

  3. Sajme, tregoi shoket, se t’jep tata 3 napolona…

    thuji tatës tina, kush te tha tyna me mjell droge

    hec pra se te ka tata xhon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *