• |
ide | kryesore

WizzAir në aeroportin e Kukësit, Rama dhe dy ministret bëjnë udhëtimin e parë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas testimeve të kryera kompania WizzAir ul avionët e parë në aeroportin e Kukësit. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 4 destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës fillimisht nga dy herë në javë. Në ceremoninë që po zhvillohet në ambientet e aeroportit të Kukësit është e pranishme ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrja Elisa Spiropali. Ka qenë kryeministri Rama me dy ministret që ka kryer udhëtimin e parë.

“Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë”, shkruan Rama.



4 Comments

  1. Lexova ne ca lajme se bileta nga airoporti i kukesit per ne Gjermani, Zvicer,Austri do jene diku rreth 19 euro me kete kompanin WizzAir.Pse nuk hapin nje linje Rinas – Kukes,se me 19 euro nxjerr jasht loje dhe linjat e autobuzeve apo te furgonave.Me cmim benzine dhe nafte qe po arrin 1.7 euro cmimi litrit dhe plus taksa e rruges tek tuneli Kalimashit nje shqiptari i duhen 40 euro te bej kete rruge.Do ishte shume me lire me avion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *