• |
ide | kryesore

Akuzat për manipulim, Kuvendi i përgjigjet Metës me …heshtje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta akuzon Kuvendin se ka manipuluar provat që ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka depozituar edhe një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës. Pas deklaratave dhe akuzave të kreut të shtetit ka ardhur reagimi i Kuvendit. Në sqarimin e shpërndarë për mediat, Kuvendi bën me dije se në datën 4 shkurt 2022 ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

Reagimi i Kuvendit

Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.



3 Comments

  1. Presidenti Ilir Meta, i akuzuar nga aleati i tij Sali Berisha dhe faktorë të tjerë politikë si një nga pushtetarët më abuzues dhe të pasur në Shqipëri, në letra sot rezulton pronar vetëm i 1/4 të një apartamenti 2 plus 1, privatizuar në vitet ’90. Kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2003, Meta ka deklaruar pikërisht 25 % të këtij apartamenti dhe 50 % të një vile në Golem, blerë sipas tij për 60 mijë USD. Gati dy dekada më vonë, Meta ka në emrin e tij vetëm 25 % të kësaj banese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *