• |
ide | kryesore

Video/ Broja gol e festë në shtëpinë e Contes: Southampton përmbys Tottenham

-Instant, F1, Sport, Video



Southampton përmbys në Londër Tottenham dhe Armando Broja shënon në shtëpinë e Antonio Contes dhe përpara qendërsulmuesit më të mirë të Anglisë Harry Kane. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare vazhdon momentin e tij të jashtëzakonshëm, duke luajtur një ndeshje spektakolare, ku ishte njeriu që shpartalloi mbrojtjen e Spurs, një detaj jo pa rëndësi, duke qenë se flitet për një nga pikat më të forta të skuadrave të Contes. Broja në këtë mënyrë ka lënë pas dëmtimin që pësoi në FA Cup dhe është kthyer me gol në Premier League, duke ndihmuar Southampton të triumfojë me përmbysje 3-2 me shkodranin që shënoi golin e barazimit provizor 1-1 në transfertën ndaj Totenhem.

Një autogol i dha avantazhin Tottenham, por Broja tregoi veten si një sumlues tipik, me një devijim intuitiv në zonë. 20 vjecari ishte një panik konstant për prapavijën e Spurs, por Lloris ia doli ta mbante larg golit dhe kur Son shënoi golin e dytë për skuadrën e Contes, protestat e Saints ishin të forta, sepse aksioni nisi me një faull evident ndaj Brojës. Dramatike finalja e ndeshjes, me Southampton që përmbysi sfidën me golat e Eljonusi dhe Adams brenda dy minutash, për të siguruar një fitore spektakolare 3-2 në Londër.

GOLAT E TOTTENHAM 2-3 SOUTHAMPTON

Premier League England
Manchester City 2-0 Brentford
Norwich City 1-1 Crystal Palace
Tottenham Hotspur 2-3 Southampton
Aston Villa 3-3 Leeds United



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *