• |
ide | kryesore

Berisha fushatë për kandidatin në Durrës: Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë jetik ndryshimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha prezantoi në Durrës kandidatin për kryetar bashkie Ardian Muka. Ai tha se kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ është përfaqësuesi më i denjë i qytetarëve durrsakë. Vendi e ka jetik ndryshimin, tha Berisha, me votën e 6 marsit.

“Kush e njeh Ardi Mukën ka për të vetëm fjalë të mira. Një qytetar që mishëron vlerat më të mira të qytetarisë së këtij qyteti, një demokrat që në të gjithë ecuirinë e tij qëndroi besnik idealeve demokratike, një biznesmen i suksesshëm, një qytetar i ndershëm, mbi të gjitha siç e tha vetë, një njeri që adhuron qytetin e tij, por para së gjithash qytetarët e Durrësit dhe të rrethinave të këtij qyteti. Ne vijmë sot për të kërkuar votën e durrsakëve me bindjen më të thellë se vota e tyre për Ardian Mukën do të jetë një votë e rëndësishme, jo vetëm për Durrësin, për qytetin, rrethinat e tij, por do të jetë një votë shumë e rëndësishme për mbarë Shqipërinë. Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë jetik ndryshimin”, u shpreh Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *