• |
ide | kryesore

Berisha: Pas kompanisë në offshore që ka investimin në portin e Durrësit janë Rama-Basha, mos blini asnjë metër katror nga mafia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga Durrësi atë që ai e quan afera “Rama-Basha” për Portin e Durrësit. Sipas Berishës kompania në offshore që ka blerë aksionet e Emar Group për këtë projekt është në fakt e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Qytetarët pyesin cila është kjo kompani që ia bleu aksionet Emarit. Emri i saj është fshehur në shpellat offshore të mafias. Pas saj është Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ju bëj thirrje mos blini asnjë metër katror nga mafia Rama-Basha që kanë filluar të sheshin sipërfaqe. Porti është i qytetarëve të Durrësit”, tha Berisha gjatë një takimi elektoral në Durrës në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *