• |
ide | kryesore

Tinder me opsionin e ri “Blind Date”, për njerëzit që pamjen nuk e kanë parësore

-Instant, Arkiva, Stil



A i kushton rëndësi paraqitjes së njerëzve në Tinder? Nëse nuk e ke kriter të rëndësishëm, aplikacioni i takimeve po shton një opsion të ri përmes së cilit që synon që t’i ndihmojë përdoruesit “të krijojnë lidhje njerëzore”.

Opsioni i ri, me emrin “Blind Date”, u mundëson njerëzve që t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me zakonet, stilin e jetës dhe vlerat që kanë përpara se të zbulojnë fotot.

Përdoruesit e Tinder në këto “takime” do të mund të shohin profilet e njëri-tjetrit vetëm nëse të dy vendosin se janë një “match”.

Kompania tha se ky ndryshim është frymëzuar nga zakonet e takimeve të Gen Z – njerëz të lindur në ose pas 1997 – të cilët “vlerësojnë origjinalitetin”.

“Ka diçka vërtet të veçantë për të lejuar që biseda të prezantojë personalitetin e dikujt, pa paragjykimet që mund të bëhen nga fotot,” tha Kyle Miller, nënkryetar i inovacionit të produkteve në Tinder.

Opsioni do të jetë i disponueshëm fillimisht në Shtetet e Bashkuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *