• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund, tris paralajmërues për Bayern: hapet gara për titull në Bundesligë

-Instant, Sport, Video



Dortmund rihap Bundesligën. Në javën e 22 të kampionatit gjerman, verdhezinjtë fitojnë me një rezultat bindës 3-0 ndaj Union Berlin dhe afrohen gjashtë pikë larg kryesuesve të Bayern Munih, të mposhtur dje nga Bochum. Fitore emocionuese për Borussian, e cila pavarësisht mungesës së Haaland e bëri diferencën që në pjesën e parë me dygolëshin e Marco Reus (në të 18′ dhe 25′) dhe e vulos suksesin me golin e Guerreiros në minutën e 71′.

Borussia Dortmund kthehet të fitojë me një rezultat bindës 3-0 ndaj Union Berlin duke mbajtur hapur Bundesligën. Verdhezinjtë, pa Haaland, përfituan në mënyrën më të mirë nga humbja e djeshme e Bayern Munih ndaj Bochum dhe afrohen në gjashtë pikë pas kryesuesve, duke tentuar të rikthehen në lojë. Suksesi u ndërtua që në pjesën e parë me dygolëshin e Reus, që zhbllokoi ndeshjen në të 18-ën duke devijuar me të majtën pasimin e shkurtër të Dahoud. Sulmuesi u përsërit në të 25-ën, duke qenë i vëmendshëm pas ndërhyrjes së Baumgartl ndaj Malen, për të kaluar më pas Luthen për golin e dytë. Vendasit e ndjenë goditjen dhe Kobel grushtoi të vetmen mundësi të krijuar me Oczipka.

Në pjesën e dytë miqtë kontrolluan lojën dhe gjetën trisin përfundimtar në minutën e 71 me Guerreiro, i cili iu rikthye golit pas katër muajsh agjërim. Borussia Dortmund, me këtë fitore, është ende në garë për të kërkuar rikthimin në vendin e parë. Nga ana tjetër, Union Berlin i bashkohet trenit për vendin e katërt, i cili vlen si i fundit në dispozicion për Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *