• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Lezhë/ Mjeti përmbyset në rrugë, plagoset shoferja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë. Mjeti i drejtuar nga një grua ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

“Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *