• |
ide | kryesore

Alarm për bombë në një Gjykatë të Sarajevës, evakuohen punonjësit

-Instant, Lajme, Planet



Punonjësit e një Gjykate Komunale në Sarajevë janë evakuuar pas lëshimit të një alarmi se në godinë ndodhet një bombë.

Qendra operative e MPB-së së Kantonit të Sarajevës ka konfirmuar se raporti për bombë në Gjykatën Komunale në Sarajevë ka mbërritur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë efektivët e policisë, ndërsa shërbimi i ekspertëve po kryen këqyrjen e ambienteve për të konstatuar nëse bëhet fjalë për kanosje reale apo alarm të rremë.

Gjatë asaj kohe janë evakuuar të gjithë punonjësit nga objekti i Gjykatës Komunale dhe Kantonale, si dhe personat që kanë qenë në seancat e para në atë kohë, të cilat fillojnë në ora 9:30, kohë kur është raportuar për bombë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *