• |
ide | kryesore

Kim dhe Pete kalojnë momente romantike

-Instant, Paparazzi, Slider



Në ditën që reperi i njohur, Kanye West, shpërtheu në Instagramin e tij me poste që cënonin Pete Davidson, ky i fundit dukej i patrazuar pasi ishte i zënë duke festuar Shën Valentinit më herët me të dashurën e tij, por njëkohësisht edhe ish-bashkëshortja e Kanye-s, Kim Kardashian.
Të shtunën, më 12 shkurt, çifti darkoi në restorantin e Lilia-s në Brooklyn, New York. Pete dhe Kim u panë teksa zbrisnin nga një makinë tip “SUV”.

Aktori u tregua xhentëlmen, teksa mbante derën e makinës hapur për Kim-in. Të kapur për dore, të dy hynë në një nga tendat private të ngrënies të restorantit të vendosura jashtë si pjesë e masave të tyre paraprake për COVID-19.
Pasi mbaruan, Pete doli i pari dhe mbajti hapur derën e restorantit për të dashurën e tij dhe duke u kapur përsëri për dore, ata më pas u kthyen në automjetin e tyre.
Takimi u zhvillua mes temperaturave të ftohta dhe veshja e Kim përfshinte një pallto të rëndë leshi dhe çizme të larta deri në kofshë. Si ajo ashtu edhe Pete mbanin syze dielli jashtë, ndërsa paparacët shkrepën fotot e çiftit, të cilët fansat i kanë quajtur “Skete”.
Kujtojmë që ditën e sotme, Kanye ndau një foto të Pete dhe Kim duke ecur së bashku dhe duke mbajtur duart.
“Shikoni këtë trap. Pyes veten nëse Instagram-i do mbyll faqen tim ngaqë i bëra ‘diss’ ish të dashurit të Hilary Clinton.”, u shpreh Ye.

Duke kaluar në gjëra më personale, Kanye ndau një pamje të supozuar të një shkëmbimi mesazhesh me Davidson, ku ky i fundit i thotë që një ditë të mund të takojë katër fëmijët e tij dhe për të qenë të gjithë miq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *