• |
ide | kryesore

Një roje në Rusi, dëmton një pikturë të epokës sovjetike

-Instant, Paparazzi, Slider



Një roje e galerisë së artit në Rusi, është akuzuar se ka dëmtuar një pikturë të epokës sovjetike, për të cilën ai ishte përgjegjës për ruajtjen e saj, që në ditën e tij të parë në punë.

Gjatë një vizite në Qendrën Yeltsin në Yekaterinburg në dhjetor, dy vizitorë vunë re sytë e vizatuar me stilolaps në veprën Tre Figurat e Anna Leporskaya.

Piktura avangarde përmban tre figura abstrakte dhe pa sy.

Më pas, roja i sigurisë është shkarkuar dhe policia ka hapur një hetim penal.

Vepra e artit vlerësohet në 74,9 milionë rubla, që është e barabartë me 1 milion $. Sipas raportimeve nga galeria e Ekaterinburgut, piktura tashmë është transferuar në Moskë, për t’iu nënshtruar një procesi restaurimi dhe riparimi të dëmeve të shkaktuara nga roja, dënimi për të cilin mund të jetë një gjobë prej 40 000 rublash (420 $).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *