• |
ide | kryesore

Video/ Kundërshtari ishte i dëmtuar përtokë, Quaresma e mori në krahë për ta nxjerrë jashtë fushës

-Instant, Sport, Video



Ricardo Quaresma është bërë protagonist i një momenti të vecantë, kur humbi durimin gjatë një ndeshje. Pas sherrit të madh në ndeshjen mes Portos dhe Sporting Lisbonës, rikthehet kaosi në Primeira Liga. Vitoria de Guimaraes luajti për javën e 22 të kampionatit ndaj Belenenses e në National Sports Center Jamor, miqtë, në fund të tabelës, fituan 1-0. Por në vend të suksesit, ishte Quaresma ai që pushtoi skenën.

Portugezi, në sezonin e tij të dytë me fanellën e Vitoria de Guimaraes, humbi durimin me një kundërshtar në fund të ndeshjes. Afonso Sousa u dëmtua dhe u shtri në tokë. Mesfushori ndoshta mendoi se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të ngadalësuar lojën. Belenenses, në fakt, ishte në avantazh 1-0 dhe Vitoria de Guimaraes tentoi sulmin e fundit për të sjellë në shtëpi të paktën një pikë, por Sousa i pengoi.

Ricardo Quaresma ka vendosur kështu që t’i marrë gjërat në duart e tij. 38-vjeçari u përkul dhe e ngriti mesfushorin në ajër si fëmijë. Më pas ai u përpoq të arrinte në vijën anësore sa më shpejt të ishte e mundur, me Sousan në krahë. Shokët e skuadrës së Quaresma kanë qeshur, ndërsa lojtarët e Belenenses e kanë rrethuar, duke menduar se veprimet e tij ishin jashtëzakonisht mosrespektuese.

Më i tërbuari ishte Sousa i cili arriti t’i shpëtonte 38-vjeçarit dhe u ngrit përsëri në këmbë. Mesfushori u përpoq të sulmonte Quaresman, por arbitri ndërhyri dhe ndëshkoi me karton të verdhë lojtarin. Kampioni i Evropës në 2016 pohoi se gjithçka që donte të bënte ishte të rifillonte ndeshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *