• |
ide | kryesore

Polonisë nuk i del e keqja me teknikun Paulo Sousa: “Historia përsëritet, ai ka dy fytyra”

-Instant, Sport
Sousa



Pasi udhëhoqi Salernitanën drejt një shpëtimi të qetë, e ardhmja e portugezit Paulo Sousa në pankinën granata dukej e blinduar. Tekniku në disa intervista të publikuara në Portugali kishte deklaruar me siguri absolute se dëshironte të qëndronte në Salerno. Madje theksoi se tashmë kishte nisur punës për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, takimi me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, në kërkim të një zëvendësuesi për Spallettin, duket se ka minuar siguritë e trajnerit. E tani inate të vjetra dalin në sipërfaqe…

Padyshim që Paulo Sousa është i magjepsur nga mundësia për t’u ulur në pankinën e kampionëve të Italisë. Por Napoli për ta rrëmbyer nga Salernitana duhet të paguajë një klauzolë për ta liruar. Flitet për 1 milion euro, një shifër që nuk është e pakapërcyeshme, por që duhet të derdhet në arkën granata detyrimisht deri në 20 qershor. Ndërkohë, me situatën ende në zhvillim dhe në një fazë ngërçi dhe pasigurie, vjen sulmi nga Polonia në drejtim të trajnerit portugez.

Lexo më tej: Sousa i çoi në playoff, para Shqipërisë, por Boniek nuk ia fal largimin nga Polonia: “Sousa, një ditë do takohemi”

SULMI I ZV/PRESIDENTIT TË FEDERATËS POLAKE

Ka qenë zv/presidenti i Federatës Polake të Futbollit Marek Kozminski, i cili foli për përvojën e keqe që pati me trajnerin portugez në kohën kur ishte trajner i kombëtares. “Sjellja e tij nuk ishte e pranueshme. Ai na la brenda natës për të shkuar te Flamengo. E tani historia përsëritet”, tha ai për Radio Kiss Kiss. “Një person serioz nuk takohet me një president tjetër. Sousa ka dy fytyra”. Kështu, historia duket se përsëritet në një lloj deja vu. Por në Poloni tashmë e dinin se do të përfundonte kështu…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *