• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve/ “Shikoni faturat, se si Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën”. Kështu e nis denocnimin e saj kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për aferën e inceneratorëve. Ajo ka publikuar datat dhe faturat e pagesave të inceneratorit të Elbasanit për konsulencë.

“Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja. Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal. Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit”, shprehet Kryemadhi.

LSI ka bërë denoncim në SPAK për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili u arrestua pak javë më parë për këtë aferë. Në kërkim vijon të jetë Stela Gugallja, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. Ndërkohë pritet që në pranga për dosjen e inceneratorëve të përfundojnë dhe zyrtarë e ish-zytarë të të tjerë të qeverisë që janë përfshirë në këtë proces. ©Lapsi.al

 



9 Comments

  1. TEATER
    maskaralliku nuk ka te sosur
    vjedhja ska fund
    i gjithe shteti eshte i perfshire ne kete mega-mega-mega-megaskandal

  2. Ai po e bën këtë gjë jo vetëm në Shkodër, por kudo, në Durrës, në Vorë, në Lushnjë dhe Dibër. Duke qenë qiraxhi në shtëpinë e Ilir Metës dhe duke pasur të qartë të ardhmen e tyre të përbashkët, ai nuk po kërkon kryetar bashkie më 6 mars, por mbijetesë politike për të hedhur rrënjët e një partie të re anti-amerikane.

  3. Tatimet te cajne Karin perse ke bere ndonje fature per 30.000 leke per vete dhe ketyre nuk u ha asgje luajne me miliona.

    Turpet dhe hajdutlliku nuk kane limit.

  4. Po nuk shkuan tek dhuna skllever do ngelemi gjithmone.
    Do na vjedhin e do na perçmojne gjithmone dhe te keqinjte do jemi po ne .

  5. tatimet tona gjobisin bizneset e vogla nga 12 milion leke. I marrin tere mundin dhe djersen e jetes me nje dore , per tia dhene ketyre krimineleve, skllavopronaret e shekullit 21

    ne gijotine e ka pak e gjithe qeveria e hajduteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *