• |
ide | kryesore

Asfiksohet një zjarrfikës në Lezhë, flakët në fabrikën e peshkut nuk janë shuar ende

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej afro dy orësh tashmë, forcat e zjarrfikëseve janë në luftë me flakët në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë. Si rrjedhojë e përmasave të zjarrit si dhe tymit mësohet se një nga zjarrëfikësit është asfiksuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Flakët kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30 minuta. Punonjësit, rreth 200 vetë në momentin kur nisi zjarri, kanë dalë menjëherë jashtë ambienteve të fabrikës, duke shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që dëmet materiale janë ende të pallogaritshme.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e flakëve në fabrikën e përpunimit të peshkut, rrezikon dhe një pikë që tregton bombula gazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *