• |
ide | kryesore

Influencuesja që u bë modele fitnesi pasi mbushi 70 vjeç (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Influencuesja e fitnesit filloi të stërvitet për të përmirësuar shëndetin e saj dhe fitoi më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram gjatë kësaj kohe. Ajo thotë se do të donte që njerëzit e të gjitha moshave të dinë se nuk je kurrë shumë i madh në moshë për t’u kujdesur për veten.

“Në nëntor 2016, pata një takim me mjekun tim dhe më tha se duhet të më jepte më shumë medikamente. Presioni im i gjakut ishte vërtet i keq. Kam pasur refluks të tmerrshëm acidi që më dukej sikur po më mbyste. Dhe vajza ime Michelle vuri re se sa keq isha kur ngjisja dhe zbrisja shkallët. Kështu, kur i thashë se çfarë tha doktori, ajo më tha: “Shiko, duhet të bësh diçka sepse do të përfundosh në një shtëpi pleqsh ose në një spital.” Ajo më inkurajoi t’i bashkohesha grupit të saj të shëndetit dhe fitnesit në mënyrë që të më bënte më të përgjegjshme. Dhe do të më jepte mbështetje. Pothuajse një vit më vonë, hapa llogarinë në Instagram. Vajza ime më prezantoi me këtë mënyrë të re”,  ka treguar ajo.

“Njerëzit edhe pse të moshuar duhet të dinë se sa vlejnë, jeta e tyre është ende e vlefshme dhe ata mund të bëhen më të shëndetshëm. Po bëj një aplikacion të ri, kështu që njerëzit mund të shohin se si një person i moshuar, mund ta bëjë ushtrime. Unë ha pesë vakte në ditë, që përmbajnë proteina, karbohidrate dhe yndyrna. Fle mjaftueshëm – shtatë deri në tetë orë gjumë në ditë janë shumë të rëndësishme. Dhe hidratohem, duke u kujdesur që të kem të paktën tre litra ujë në ditë, sepse kur nuk e bëj, kam dhimbje koke dhe ndihem letargjike. Gjithashtu, duke ushtruar në mëngjes më jep ndjesi fillimi. Kështu që më pëlqen ta nis ditën time kështu. Dhe pastaj pjesa tjetër e ditës është e imja.

Pas 10 vitesh shpresoj të jem po aq fortë apo më e fortë se sa jam tani. Shpresoj të jem edhe aq aktive. Thjesht nuk mund të shoh veten duke u plakur. Mendimi im është që kur je në pension dhe kujdesesh për veten, ke kohë. Shpenzojeni me mençuri kohën për veten tuaj, në mënyrë që të keni më shumë kohë për të tjerët’, ka përfunduar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *