• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta influencuesja Lil Tay

Paparazzi, Slider



Ylli i rrjeteve sociale Lil Tay, Claire Eileen Qi Hope, thuhet se ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare.

Përfaqësuesit e adoleshentes njoftuan vdeekjen e saj dhe të vëllait të mërkurën. Tay, e cila u bë e famshmenë moshën 9-vjeçare në vitin 2018, ishte më e njohur për ndarjen e videove duke mbajtur tufa me para në vesh në YouTube.

“Me zemër të rëndë ndajmë lajmin shkatërrues të vdeeekjes së papritur dhe tragjike të Claire-s tonë të dashur”, thuhej në deklaratën kushtuar kanadezes vendase, e cila u zhvendos në Los Anxhelos. “Nuk kemi fjalë për të shprehur humbjen e padurueshme dhe dhimbjen e papërshkrueshme”, vazhdoi mesazhi. “Ky lajm ishte krejtësisht i papritur dhe na ka lënë të gjithëve në shok.”

Postimi në Instagram vazhdoi duke zbuluar se vëllai i Tay gjithashtu u nda nga jeta. Identiteti i vëllait të saj të ndjerë nuk është konfirmuar ende. “Vdeekja e vëllait të saj shton një thellësi edhe më të paimagjinueshme në pikëllimin tonë”, thuhet në njoftimin në internet. “Gjatë kësaj kohe trishtimi të jashtëzakonshëm, ne kërkojmë me mirësi për privatësi teksa pikëllojmë këtë humbje dërrmuese, pasi rrethanat rreth vdekies së Claire dhe vëllait të saj janë ende nën hetim”, shkroi zëdhënësi.

Fansat vërshuan Instagramin e Lil Tay me ngushëllime pasi mësuan lajmin. “Pushohu… Kjo është tragjike,” shkroi një person.  “Prehu në paqe. Engjëll”, tha një tjetër. Ndarja nga jeta e Lil Tay është pas humbjes së influencueses së re Annabelle Ham, 22 vjeçe, e cila vdiq pasi pësoi një “ngjarje epileptike” në korrik dhe  Harrison Gilks, 18 vjeç, i cili vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin në prill./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *