• |
ide | kryesore

E dashura e re e Neymar nxjerr sekretin, në Brazil shpërthejnë thashethemet: ja kush është influencuesja

Sport
Neymar



Dëmtimi i pësuar në fillim të sezonit do ta mbajë jashtë fushës edhe për një kohë të gjatë. Megjithatë, mes një seance fizioterapie dhe ndonjë feste të pashmangshme, Neymar Jr mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe mbi të gjitha thashethemeve.

Ajo që nxiti thashethemet e fundit për jetën private të sulmuesit brazilian ishte e dashura e tij e re, influencuesja Jamile Lima. Vajza duke komentuar në një postim në Instagram zbuloi diçka që ndoshta duhet të kishte mbetur sekret edhe për pak kohë. Në Brazil thashethemet morën menjëherë për kot.

NEYMAR SËRISH BABA?

Duket se rreth një vit pas lindjes së Mavie, vajza që ka me ish-partneren e tij Bianca Bancardi, Neymar do të bëhet baba për herë të tretë. Pasi i dha fund lidhjes me ish-in e tij, e cila e la pas tradhtive të vazhdueshme, sulmuesi i Al-Hilal në këtë periudhë pushimi të detyruar për shkak të dëmtimit ka nisur një histori të re me influencuesen Jamile Lima. E ka qenë kjo e fundit që ka lënë të dalë sekreti duke komentuar në një foto të vajzës së dytë të futbollistit.

Lexo më tej: “Të pëlqen? Merre”: influencuesi Buzeira i bën një dhuratë Neymar, por që e ka të pamundur ta vendosë

“Vogëlushe e bukur! Do të kesh tani një vëlla të vogël nga babi Ney! Do të ketë vetëm një vit diferencë…”, ka shkruar Lima duke komentuar foton e vogëlushes Mavie. Përpjekja e mëvonshme e influencueses për të mohuar gjithçka ishte e kotë, sepse thashethemet në Brazil filluan të qarkullonin menjëherë. Në veçanti, gazetari brazilian Leo Dias po verifikonte tashmë rrëfimin e vajzës, dhe kishte zbuluar se ajo ishte në pritje të një fëmije me Neymar. Madje është tashmë është në muajin e tretë të shtatzënisë. Çështja që kërkon një përgjigje është se kur për Neymar do të flitet për futboll…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *