• |
ide | kryesore

Lil Tay i rikthehet muzikës pas lajmeve për ndarjen e saj nga jeta

Paparazzi



Reperja Lil Tay i është rikthyer muzikës pas aludimeve për ndarjen e saj nga jeta.

Ajo publikoi një video muzikore për këngën e  re “Sucker 4 Green”. Në të, reperja 14-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Claire Hope, mund të shihet  duke ecur përpara disa makinave luksoze.

Përfaqësuesit e Lil Tay thanë në një deklaratë për mediat, “Lil Tay është kthyer, jo vetëm në mediat sociale, por me një këngë  dhe video muzikore”. Së bashku me klipin, përfaqësuesit publikuan edhe një video live të artistes, në të cilën ajo u tha fansave të saj: “Jam kthyer. Unë do i ekspozoj të gjithë. E kam pritur këtë moment prej vitesh.”

“Kjo video dhe këngë janë vetëm një paraqitje e shkurtër e botës që unë kam ndërtuar. Çfarë dhe kush jam unë janë në titullin e këngës,” shtoi ajo, duke vënë në dukje se ka marrë kohë larg mediave sociale për të mësuar se si të “shkruajë, këndojë, të luajë instrumente të shumta dhe të kërcejë”.

Lil Tay u bë e famshme për herë të parë në vitin 2018 në moshën 9-vjeçare falë videove të saj të bujshme në Instagram, të cilat e shfaqnin atë duke treguar stilin e saj luksoz të jetesës. Megjithatë, jo shumë kohë pas videove, Tay u zhduk nga interneti, duke fshirë llogarinë e saj në Instagram. Më pas, në gusht, një postim u shpërnda në llogarinë e Lil Tay, duke njoftuar “lajmin shkatërrues për vdekjen e papritur dhe tragjike të Claire-s”. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *