• |
ide | kryesore

Tre kushtet në të cilat Neymar mund të tradhëtojë të fejuarën Biancardi: nga Brazili zbulojnë akordin

-Instant, Sport
Biancardi



Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi kanë një marrëveshje sipas së cilës lojtari mund ta tradhëtojë në tre kushte. Karriera e talentit brazilian është në një pikë kthese. Pas dëmtimit të kaviljes në mars, ish-lojtari i Barcelonës nuk ka dalë më në fushë dhe po flitet për një shitje.

Përveç problemeve të përgjithshme brenda PSG, Neymar vuan edhe për sjellje joprofesionale jashtë fushës. Festat e tij kanë mërzitur fqinjët dhe traumatizuar shokët e skuadrës. Netët e tij të pokerit kanë bërë bujë dhe braziliani shpesh shfaqet në evente mondane.

Në të gjitha këtë situatë, braziliani është në pritje të një fëmije me të dashurën e tij Bruna Biancardi. Influencuesja braziliane u rikthye me O’Ney pas një krize vitin e kaluar dhe, siç raportohet nga gazeta braziliane “Em Off”, të dy kanë një marrëveshje për ta bërë jetën “më të thjeshtë” për të dy.

Lexo më tej: Kush është Bruna Biancardi, e dashura e Neymar

TRE KUSHTET

Influencuesja ka humbur shpresën për ta mbajtur besnik partnerin e saj dhe për këtë arsye ka vendosur t’i japë lirinë. Në fakt, Bruna Biancardi ka bërë një marrëveshje me lojtarin e PSG. Akord që e lejon atë ta tradhtojë, por me tre kushte.

Kushtet janë: diskrecion, prezervativ dhe pa puthje në buzë. Nëse këto respektohen, Neymar ka dritën jeshile për të bërë çfarë të dojë me miratimin e të fejuarës Biancardi. Kush e di nëse marrëveshja vlen edhe në të kundërt…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *