• |
ide | kryesore

Dita e dytë e pushtimit/ Gjykata Ndërkombëtare Penale: Do hetojmë për akt gjenocid

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka shprehur të premten shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë dhe ka thënë se Gjykata mund të hetojë krime të mundshme të luftës në këtë shtet.

“U rikujtoj të gjitha palëve që po kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund të ushtrojë juridiksionin e saj dhe të hetojë për ndonjë akt të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës të kryera brenda Ukrainës. Është e domosdoshme që të gjitha palët në konflikt të respektojnë obligimet e tyre sipas ligjit humanitar ndërkombëtar”, ka thënë Khan, duke shtuar se zyra e tij do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën në Ukrainë.

Në dhjetor të vitit 2020, Zyra e Prokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pati njoftuar se ka arsye për të besuar se në konfliktin në lindje të Ukrainës janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ekzaminimi paraprak është kryer, mirëpo ende nuk ka kërkesë zyrtare para gjyqtarëve për të nisur hetimet e plota. Gjyqtarët duhet të arrijnë pajtueshmëri para se të nisin hetimet. Rusia nuk është anëtare e kësaj Gjykate dhe ka kundërshtuar këtë rast. Megjithatë, Gjykata mund të hetojë supozimet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në territorin e Ukrainës, pavarësisht kombësisë së atyre që supozohet se kanë kryer sulmet.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën./REL



2 Comments

  1. Putin do te perfundoje si Milloshevici dhe do ta braktisin ruset, te cilet po shprehen kunder luftes ne Ukraine.
    1700 te arrestuar, perfshire gazetare edhe te “Europa e Lire”, doreheqja e drejtores se Teatrit Kombetar rus, manifestimet e qytetareve, jane vetem fillimi i sanksioneve qe ruset vete i bejne Putinit dhe klikes se tij.
    Enderrat perandorake nuk do te kene vend as ne rendin e ri qe duan te vendosin, sepse popujt jane zgjuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *