• |
ide | kryesore

Urdhër-arresti ndaj Putinit, Rusia hap çështje penale kundër Gjykatës së Hagës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Putin për tradhtinë e Wagner: Thikë pas shpine popullit rus



Moska ka hapur një çështje penale ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Komiteti hetimori i Rusisë, nëpërmjet një postimi në Telegram ka shkruar se ka hapur një çështje penale kundër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Karim Ahmad Khan, si dhe për gjyqtarët Tomnoko Akane, Rosario Salvatore Aitala dhe Sergio Gerando Uhlde Godinez.

Më 22 shkurt, Khan dërgoi një peticion në Dhomën e Procedurës Paraprake të ICC-së për të marrë urdhra për arrestimin e Putinit dhe komisioneres ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova.

Mediat ruse shkruajnë se “komiteti hetimor i Rusisë i ka përshkruar ndjekjet penale të ICC-së si të paligjshme, pasi nuk ka arsye për përgjegjësi penale.”

Të tre gjyqtarët e ICC-së akuzohen për ‘sulm ndaj një përfaqësuesi të shtetit të huaj si dhe tentativë për një burgim të paligjshëm të qëllimshëm’.

Rusia e ka shpërfillur urdhrin e ICC-së, duke e quajtur si shenjë e kolapsit të së drejtës ndërkombëtare.

Lexo më tej: Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arresti për Vladimir Putin 



9 Comments

  1. Putini është përgjegjës për dhunën mbi civilë, më shumë se 16,000 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre, janë transferuar ilegalisht në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë. Berisha nuk kishte Rusinë në dorë, se nuk e dimë çfarë do të bënte bota me të. Edhe pse në këtë vend të vogël, presidenti e kryeministri Berisha ka shkaktuar të njëjtën vuajtje mbi civilë e mbi fëmijë, të paktën 3000 fëmijë janë lënë pa prindër në vitin 1997 kur Berisha sulmoi Jugun e vendit.

  2. Si tha medvedev ndonje rakete kinzhal mund te perfundoje siper gjykates dhe per karat e sorrosit kinzhal eshte rakete hipersonike e pakapshme dhe me e avancuara per sulm sot

  3. Mjere populli ukrainas ne dore te kujt moterqiri ka rene, mijera te vrare ne front, njerez te moshuar e femije 15 vjec qe terhiqen zvarre dhe cohen ne front vetem me disa dite stervitje. Mijera te tjere dezertojne dhe nese kapen vriten nga vete forcat ukrainase. Komandanti batalionit ne bakhmut largohet sepse po na shpartallojne nga te gjitha anet thote dhe jemi katandis pa arme e pa njerez. Sot washington post e pranoi kete situate katastrofe ne ukraine dhe pafuqine per te luftuar. Ne parlamentin europian kerkohet ndalimi i rrembimit te njerezve dhe cuarjes me dhune ne front. Mijera familje te shkaterruara per interesa moterqiresh. Vetm 2 javet e fundit 420 njesi ushtarake britanike dhe ukrainase te shkaterruara. Lufta nuk fitohet me lajme fallco.

    1. Ik more trap me zile.Po te ishte sikur thua ti, sot lufta do kishte perfunduar dhe Russia do e kishte marre Kievin per nje muaj.Shko futja ndonje pilaf me fasule se te ben mire.

  4. Interesant eshte se si mund ta arrestojne edhe sikur ai te shkoje te pije kafe ne lokalin e

    Gjykates se Hages, pasi ai mban me vete ashtu si Presidenti i USA ate Valixhen e Tmerrshme

    me kodet e leshimit te armeve berthamore, apo do ia konfiskojne edhe ate dhe keshtu kjo

    gjykate do behet poseduesja e arsenalit me te madh te armeve nukleare.

    1. o kara sllavo=shqiptarë-muzhiko=komunistë

      rusia ka vdekë, tani quhet moskwa, aty ku ka qenë në shekullin e 16

      1. nderro rruge ose plas nga inati koqe

        mua me erdhi keq po ti e meritoke te rrish ne kafazin e globalisteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *