• |
ide | kryesore

Ndryshon moti në fundjavë, rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas disa ditësh me diell, fundjava do të jetë me reshje shiu dhe dëbore në male. Gjithashtu pritet që të ulen edhe temperaturat. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 3 ditët në vazhdim.

Fundjava dhe fillimi i javës tjetër pritet të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhën prezente në orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e në pasdite e kryesisht në mbrëmje do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e pasdite edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshej shiu që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, në jug-jugperëndim lokalisht reshje me intensitet deri të lartë. Në Verilindje në lartësin mbi 300metra dhe në jug-juglindje në lartësin mbi 700 metra reshje bore me intensitet mesatar, në juglindje reshje borë me intensitet deri të lartë. Në pasdite pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.

Dita e hënë parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Në mesditë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 700 metra në pjesën tjetër të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era ditën e shtunë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 1-10m/sek, ndërsa ditën e diel dhe të hënë era nga kuadrati veriut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri ne 15-20m/sek./©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *