• |
ide | kryesore

Video/ Autoblinda Tirana “shtyp” Laçin: bardheblutë e bëjnë skuadrën e Josës të duket “e vogël”

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana sheh nga titulli me një perfomancë madhështore në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. 4-1 likuidohet Laci, që rival i Tiranës e kishte marrë statusin për sa kohë ‘luftonte’ në distancë. Kur dy skuadrat u vunë përballë, përplasja ishte tronditëse për shpresat e Josës, sepse autoblinda e Shehit zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, duke e bërë të dytën të luhej sa për statistikë.

Ndeshja indicator i titullit foli pastër për bardheblutë që fituan me lehtësi me shifrat 4-1 ndaj kurbinasve, duke marrë përsëri arratinë, të vetëm në kryesimin e kampionatit, +6 nga ndjekësi më i afërt, që është ende Laci. E gjitha falë presingut asfiksues të kryeqytetasve që e bëri Roganovic të gabojë, me një pasim të dhuruar për Xhixhën, që para porte nuk është nga ata që gabojnë. Katastrofa për kurbinasit sapo kishte nisur me Lacin të paaftë qoftë edhe të mbrohej. Në zhvillimet e një goditje nga këndi, në të 19, Najdovski u shfaqet në vendin e duhur, për të devijuar në shtyllën e dytë, duke i cuar shifrat në 2-0. Bardheblutë e mbyllën ndeshjen pa u përmbushur gjysëm ore lojë. Xhixha i dha mundësinë Seferit të shënojë golin e tretë e të kalojë në renditjen e golashënuesit më të mirë edhe Guindon, që e ndiqte i dëshpëruar nga pankina. Tirana e fundosi goditjen dy minuta nga fundi me golin e dytë të Xhixhës që kompletoi pokerin bardheblu.

Në pjesën e dytë, Laçi kërkoi të zvogëlonte përmasat e humbjes, por penalltia e transformuar nga Shehu mbeti një episod i izoluar, sepse Tirana administroi mirë lojën duke mos lejuar raste të rrezikshme para Bekajt, ndërsa mund të shënonte akoma me Hoxhallarin e Seferin. Në fushë vetëm histori nuk pati, me dygolëshin e Xhixhës që i dhemb më shumë se cdo gjë Lacit e rrjetat e Nejdovskit e Seferit, autoblinda e Shehit u ngrit në këmbë me dinamizmin e një skuadre fituese, duke u distancuar 6 pikë nga vendi i dytë, por me ndjesinë se mes tyre e të tjerëve ekziston një humnerë e vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *