• |
ide | kryesore

Akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 33-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar me iniciale O.S. është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Policia bën me dije se ndalimi i 33-vjeçarit është bërë me iniciativën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit O. S., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *