• |
ide | kryesore

Chapecoense nuk dëshiron t’i paguajë rrogat të mbijetuarit të aksidentit ajror: “Ajo ngjarje e pasuroi”

-Instant, Sport



29 nëntori 2016 është një datë që asnjë tifoz futbolli nuk do ta harrojë kurrë: avioni që po transportonte lojtarët dhe stafin e Chapecoense në Medellin, për finalen e Copa Sudamericana, u rrëzua me 77 pasagjerë në bord, 71 prej të cilëve u vranë. Vetëm tre lojtarë i mbijetuan atij aksidenti: portieri Follman që iu amputua një këmbë, mbrojtësi Neto që la futbollin tre vjet më vonë sepse nuk mundi të kapërcente dhimbjen dhe pikërisht mbrojtësi Ruschel që vazhdoi të luante për Chapecoense deri në sezonin e kaluar, para se të lëvizte fillimisht te Cruzeiro dhe më pas te America MG, me të cilën i dha fund aventurës së tij më 31 dhjetor. Ai aktualisht është një lojtar i lirë dhe kërkon që Chapecoense të njohë pagat e papaguara të asaj kohe.

Megjithatë, klubi brazilian ka ide të tjera për këtë, siç raportohet në një dokument që avokatët e klubit hartuan, duke kthyer mprapsht çdo kërkesë të lojtarit: “Aplikanti nuk ishte viktimë e një aksidenti, përkundrazi ai është një i mbijetuar i bekuar nga forca hyjnore dhe, ndër ata që lidhen drejtpërdrejt me futbollin, është i vetmi që vazhdon të zhvillojë aktivitetin e tij në të njëjtën mënyrë si në periudhën e mëparshme. Në fakt, incidenti i dha famë atij dhe rriti të ardhurat e tij, mjafton të rishikoni historinë e kontratave të tij, imazhi i tij është rritur dhe ka fituar famë në të gjithë botën”.

Ruschel u përgjigj me hidhërim: “Kam pasur akses në mbrojtjen e ndërtuar nga klubi dhe ata pretendojnë se nuk jam viktimë e aksidentit, por një i mbijetuar. Ata thonë se tragjedia më ka sjellë dobi. Ata janë mendjelehtë dhe nuk janë të përgatitur të merren me një çështje kaq të rëndësishme. Jeta ime duhej të vazhdonte, por kjo nuk i heq përgjegjësinë klubit. Vetëm unë i di traumat që mbaj me vete, lodhjen, luftën për t’u rikthyer në lojë. Sot kam tetë vida në shpinë, nuk dua të viktimizoj veten, thjesht dua të sqaroj këtë situatë. Të them që jeta ime ka vijuar normalisht është absurde, jo vetëm për mua, por edhe për familjet e viktimave të aksidentit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *