• |
ide | kryesore

Aktorët e njohur dhurojnë 1 milion dollarë për refugjatët e Ukrainës

-Instant, F1, Paparazzi



Cifti i njohur i aktorëve, Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë  zbuluar së fundmi se do të ndihmojnë refugjatët e Ukrainës që po zhvendosen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës

Përmes rrjetit social, Instagram, Ryan tregoi se së bashku me Blake do të dhurojnë  deri në një milion dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në mbështetje të refugjatëve ukrainas.“Në 48 orë, ukrainas të panumërt u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje.Ata kanë nevojë për mbrojtje. Kur të dhuroni, ne do të dhurojmë donacion deri në një milion dollarë, duke krijuar mbështetjen e dyfishtë” shkroi Ryan sipër një ripostimi të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.Aktorja gjithashtu e ndau njoftimin në rrjetin e saj social,  Instagram, duke postuar një foto të një nëne me një fëmijë të veshur me një xhaketë me ngjyra të flamurit ukrainas, blu dhe të verdhë. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ndihmon njerëzit në nevojë.Në fillim të këtij muaji, ata dhuruan një milion dollarë të tjera për Feeding America dhe Food Banks Canada./Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *