• |
ide | kryesore

Largimi nga ngjyra jeshile dhe drejtor të ri artistik, çfarë risie solli Bottega Veneta në Javën e Modës

-Instant, Paparazzi, Slider



Vizioni ‘i ri’ për Bottega Veneta filloi me një bluzë të bardhë dhe një palë xhinse, pamja e parë për të hapur koleksionin vjeshtë-dimër 2022 të labelit italian në një nga shfaqjet më të pritura të Javës së Modës në Milano.

Veshja ishte jashtëzakonisht e thjeshtë, por një vështrim më i afërt zbuloi se pantallonat ishin në të vërtetë prej lëkure, veçanërisht një nubuck i printuar, i ndërtuar për t’u dukur si xhins. Ai nxirrte mjeshtëri, mendim dhe një element befasie. Për Matthieu Blazy, ishte një preambulë e përshtatshme për debutimin e tij si drejtori i ri krijues i Bottega-s.

Pritshmëritë ishin të mëdha. Nëntorin e kaluar, lajmi se Daniel Lee stilisti britanik i cili kishte qenë në krye të shtëpisë së modës që nga viti 2018, do të largohej nga marka erdhi si diçka tronditëse për industrinë, duke pasur parasysh drejtimin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm. Lee ishte vlerësuar për ‘rishpikjen’ e Bottega Veneta-s, duke e kthyer atë nga një etiketë e qetë në një nga emrat më të reklamuar në modë, qoftë për çantat, çizmet apo “Bottega Green”, nuancën më të njohur që ai prezantoi nëpër koleksionet e tij.

Kur Blazy, i cili kishte qenë i dyti në komandë dhe bashkëpunëtor për një kohë të gjatë i Lee, u emërua si zëvendësuesi i tij, shumë pyesnin nëse ai mund të vazhdonte momentin dhe si do të merrte një formulë tashmë të suksesshme.

Dizajneri i lindur në Paris kishte mbajtur një profil relativisht të ulët deri atëherë, pavarësisht se kishte punuar gjithashtu në Raf Simons, Maison Margiela Artisanal, Cèline dhe Calvin Klein. Nga eventi i së shtunës duket se marka luksoze është ende në duar të sigurta.

E mbajtur në një teatër të vjetër të shekullit të 19-të (vendndodhja e re e Bottega Veneta-s së shpejti), shfaqja u ndje si një aferë intime, e përmbajtur në krahasim me shfaqjet e tjera të javës së kaluar. Mes të ftuarve kishte më pak influencers të mediave sociale dhe më shumë të famshëm të listës A, nga Julianne Moore dhe Tracee Ellis Ross te Jacob Elordi i “Euphoria” dhe Maïwenn Le Besco. Anna Wintour dhe Edward Enninful, gjithashtu, u ulën në rreshtin e parë, jo shumë larg François-Henri Pinault, CEO i Kering (konglomerati luksoz që zotëron Bottega Veneta).

Ndonëse nuk u largua shumë nga estetika e provuar dhe e testuar e Lee, linja e Blazy rezultoi të ishte një koleksion i gjerë i veshjeve elegant dhe të lëmuar që ngjallnin disa nga siluetat më klasike nga arkivat e shtëpisë së modës.

Largimi nga ngjyra jeshile, ajo qw pwrcaktonte kwtw firmw, ishte padyshim njw nga detajet qw ra mw shumw nw sy nw kwtw pasarelw. Nuanca nuk mungonte plotësisht, ajo u shfaq në disa palë çizme dhe një fustan, por ishte dukshëm e zbehur.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *