• |
ide | kryesore

Trajneri i Lokomotiv Moskë jep dorëheqjen: “Nuk punoj dot aty ku lideri është përgjegjës për luftën”

-Instant, Sport



Trajneri i Lokomotiv Moskës, Markus Gisdol, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. “Për mua, trajneri është puna më e mirë në botë, por nuk mund ta ushtroj profesionin tim në një vend ku lideri është përgjegjës për një luftë në mes të Evropës – tha trajneri gjerman për gazetën Bild – Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, prandaj dhashë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm. Nuk mund të qendroj në një fushë stërvitjeje në Moskë, të stërvis lojtarët, të pretendoj profesionalizëm, kur pak kilometra larg jepen urdhëra që i shkaktojnë vuajtje një populli të tërë. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për këtë”.

Gisdol, i cili mbërriti në Rusi në tetor, ka drejtuar Lokomotivën, e përjashtuar një ditë më parë nga Europa League, për vetëm dymbëdhjetë ndeshje. Vendin e tij do ta zërë përkohësisht Marvin Kompper.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *