• |
ide | kryesore

Balotelli habit me vetëvlerësimin: “Nuk kam patur kurrë çfarë të kisha zili te Messi e CR7”

-Instant, Sport



Mario Balotellit nuk i ka munguar asnjëherë vetëvlerësimi. E duke lexuar intervistën e fundit për “The Athletics” është e sigurt se ai nuk do ta humbasë kurrë. “Nëse flasim për cilësinë, nuk kam pasur kurrë asgjë për t’ia pasur zili Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos – deklaroi sulmuesi -. Unë jam 100% i sigurt për këtë. Sigurisht, në karrierën time kam humbur shumë mundësi për të arritur nivelet e tyre dhe mendja më ka bërë të bëj gabime – shtoi ai – Por nëse nuk do të isha larguar nga City, do të kisha fituar të paktën një Top të Artë. Me mentalitetin që kam sot, sigurisht që do t’ia kisha dalë”.

“Është e qartë se Champions është trofeu më i lakmuar, por ai kampionat anglez i fituar me City pas një kohe të gjatë në historinë e klubit dhe në sekondën e fundit të javës së fundit ishte diçka e çmendur”, shpjegoi SuperMario, duke rikthyer kohën përmes kujtimeve. Duhet të kisha bërë si Aguero, të mos largohesha nga City dhe të qëndroja atje për një kohë të gjatë. Unë do të isha ndër protagonistët e asaj skuadre dhe jam i sigurt se do të kisha fituar të paktën një Top të Artë”, përsëriti italiani.

Bindje që nuk përkojnë saktësisht me paraqitjet e Balotellit në fushë në vitet e fundit, kur përfundoi të luajë në Turqi me Adana Demirspor duke veshur fanellën e nëntë të karrierës së tij. Një parabolë që, mes polemikave dhe trenave të humbur, tani lë ende një shpresë të vogël për një rikthim si protagonist in extremis. Përveç thirrjes së Mancinit në grumbullimin e fundit të Kombëtares, SuperMario në fakt mund të rikthehet në futbollin që ka rëndësi këtë verë. Kohët e fundit flitet për një rikthim të mundshëm në Premier League në rast të promovimit të Fulhamit nga Championship. Ndoshta një mundësi e fundit për t’u treguar të gjithëve se ai ishte me të vërtetë i denjë për Topin e Artë, ashtu si Messi dhe CR7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *