• |
ide | kryesore

“Ferri i Dantes” mbi Vlahovic: kore, pankarta e dhjetëmijë bilbila të tifozëve të Fiorentinës kundër serbit

-Instant, Sport



“Je një cigan, je një cigan”, me këtë kor, të përsëritur disa herë gjatë hyrjes së lojtarëve të Juventusit për nxemje, tifozët e Fiorentinës të pranishëm në stadiumin Franchi, pritën ish-sulmuesin viola Dusan Vlahovic, i transferuar te bardhezinjtë në janar. Pati fishkëllima dhe kore, ndonëse në një masë më të vogël se ato për sulmuesin serb, edhe për të gjithë lojtarët e tjerë të Juventusit, falë edhe dhjetë mijë bilbilave bardhekuq që tifozët vjollcë përdorën edhe gjatë ndeshjes, gjatë gjithë kohës që Vlahovic ka prekur topin.

Me një sërë pankartash të vendosura në Curva Fiesole, të cilat kujtojnë këngën numër XXXII të Ferrit të Dantes, atë që tregon fatkeqësitë në botën e përtejme të atyre që ishin tradhtarë në jetë, vazhdoi protesta e tifozëve viola kundër Vlahovic. E përpara fillimit, Curva Fiesole vendosi një koreografi të jashtëzakonshme, e cila përfshinte të gjithë sektorin, duke përshkruar Ferrin me Dante Alighierin në qendër dhe nën të një pankartë ku shkruhej “Fiorenza; për në ferr emri yt po përhapet”. Është e vështirë të presësh diçka ndryshe pas kalimit të serbit te Juventusi, skuadra më e urryer nga tifozët e Fiorentinës. Drejtori i Përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ka dashur të ngacmojë Vlahovic para ndeshjes duke deklaruar: “Ai nuk është lojtari ynë, ai është pjesë e së kaluarës. Tifozët e mirëpresin si të duan, secili bën zgjedhjen e tij, kush tregon qartësi dhe kush jo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *