• |
ide | kryesore

Analiza në BBC/ Plani i frikshëm “B” i Rusisë për të shpëtuar fytyrën në Ukrainë

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Nga Gordon Corera, analist për çështje të sigurisë në BBC

Planet fillestare politike të Rusisë për Ukrainën duket se kanë shkuar keq, ashtu si edhe planet e ushtrisë së saj.

Megjithatë, ky dështim po ngre frikën se çfarë taktikash mund të kërkojnë të përdorin tani rusët, pasi zyrtarët e inteligjencës evropiane paralajmërojnë për taktika më represive.

Gjatë një periudhe vitesh, shërbimi rus i sigurisë, FSB është përpjekur të rekrutojë rrjete agjentësh në të gjithë Ukrainën, të cilët mund të aktivizoheshin kur të fillonte një pushtim. Ata parashikoheshin të merrnin institucionet kryesore.

Por shpresat për një lloj grusht shteti të shpejtë janë zbehur. Kjo mund të ketë qenë për shkak të parashikimeve tepër optimiste për madhësinë dhe aftësinë e rrjeteve të fshehta dhe dështimin për të vlerësuar shkallën e rezistencës ukrainase.

Kjo e ka bërë Moskën të ripërpunojë planet e saj politike dhe ushtarake.

FSB do të jetë përgjegjëse për marrjen e pushtetit politik në qytetet ukrainase pasi ushtria t’i ketë pushtuar ato.

Zyrtarët e inteligjencës evropiane kanë paralajmëruar për strategjitë që Rusia mund të përdorë teksa kërkon të shuajë rezistencën në çdo qytet që pushton.

“Zyrtarët rusë kanë konsideruar masa agresive për të shtypur protestat dhe rezistencën e mundshme. Këto masa kanë përfshirë kontrollin e dhunshëm të turmave, ndalimin represiv të organizatorëve të protestave dhe ndoshta ekzekutime publike për të penguar protestuesit ukrainas” , – tha një burim për BBC. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Kështu po ndodh dhe me një pjesë të politikanëve shqiptarë, të cilët janë në “garë” me njëri tjetrin, për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, për të kërkuar rezolutë pas rezolute në Kuvendin e Shqipërisë që dënon këtë agresion, anipse qeveria shqiptare i ka përfaqësuar të gjithë teksa ka formuluar, paraqitur, mbrojtur dhe marrë votat maksimale për një rezolutë në OKB.

    Me sa duket kanë ndjerë rezikun e zerimit të këtyre parave të depozituara në bankat ruse apo të lidhura me to, për shkak të sanksioneve por dhe dizbalancimit monetar dhe ekonomik në Moskë

  2. Shoku i ngusht i Vuqiq bythes dhe vellai i Edvin sozis se Surrelit.Ky esht Putin bythes, qe ka shum spiun Shqipetaresh.

  3. gazeta thote qe putini po iken nga moska nga frika e zeleshskit, te jete e vertete valle? thotë:

    O shoqi gazetar thoji ketij ingllizit
    qe ne e dime qe:
    1/3 e ukrainasve jane ruse ose pro ruse,
    1/5 jane katolike unitare nga perendimi qe ka qene nen austrine
    kusuri do preferonte me mire rregullin edhe rrogat e shtetit rus sesa shtetine deshtuar te kievit.
    Ai majdani juaj apo grushti i shtetit me mercenare nga gjeorgjia po rri ne pushtet me batalionin azov
    Mbase do i beni te vuajne ruset nja ca vjet po ata buke, bore per uje, edhe gaz per tu ngrohur kane plot. Populli as ka as do kete leke te bleje iphone e benza.
    Beni llogarite mire apo prandaj e liberalizuat cmimin e bukes me pare se e dinit qe ky qe plani i sorrosit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *