• |
ide | kryesore

FOTO/ Rusët shkatërrojnë “Mbretin e qiejve”, avioni ukrainas më i madhi në botë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat kanë publikuar fotografi të rrënojave të shkatërrimit të avionit më të madh në botë i cili u dogj gjatë një sulmi rus në një aeroport ukrainas.

Imazhet tregojnë “Antonov-225 Mriya” të shkatërruar në aeroportin Hostomel pranë Kievit i cili u sulmua të dielën e kaluar.

Avioni i ngarkesave të mëdha kishte 6 motorë dhe peshonte 314 ton. Ai kushton më shumë se 3 miliardë dollarë për t’u riparuar, një shumë që prodhuesi shtetëror ukrainas i armëve Ukroboronprom tha se do të përpiqet të bëjë që ta paguajë Rusia.

Pushtuesit rusë shkatërruan kështu krenarinë e aviacionit ukrainas. Avioni legjendar u projektua fillimisht nga Bashkimi Sovjetik kur kontrollonte Ukrainën si një republikë socialiste.

Antonov An-225 Mriya është projektuar dhe ndërtuar në Ukrainë në vitet 1980 nga Korporata Antonov.

Ai është 84 metra i gjatë, me një hapje krahësh në 88 metra – pothuajse dy herë sa gjerësia e një fushe tradicionale futbolli.

Ai është në gjendje të mbajë një ngarkesë të barabartë me 10 tanke luftarake. Në një deklaratë nga zyra e Presidentit ukrainas thuhet se vendi “do ta rindërtojë avionin”.

“Ne do të përmbushim ëndrrën tonë për një Ukrainë të fortë, të lirë dhe demokratike” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

Pictures have emerged of the damaged wreckage of the world's largest plane after it was burnt during a Russian attack on a Ukrainian airfield BREAKING New footage shows the Antonov An-225 Mriya has been completely destroyed at Gostomel airport - AIRLIVE Aviation History: Time when Antonov An-225 Mriya touched the Indian ground for first time | Mobility News | Zee News Video: Wreckage of Giant Plane Destroyed in Russia Ukraine Invasion

Antonov An-225 Mriya, The World's Largest Aircraft Confirmed As Destroyed - TmZ Blog



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *