• |
ide | kryesore

I çmenduri Putin: Po shtohen mercenarët nga Shqipëria në Ukrainë. Reagon Xhaçka:Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vladimir Putin përsëriti prapë se në luftën në Ukrainë ka mercenarë nga vendet e rajonit tonë, përfshi edhe Shqipërinë 

“Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”, shprehet presidenti Putin.

Këtë shqetësim ia përcolli kancelarit gjerman, Olaf Schoz, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike që ka zgjatur një orë. Pika e vetme e diskutimit ka qenë lufta në Ukrainë.

Ndërkohë pas kësaj ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata 🇺🇦❤️🇦🇱”, shkruan Xhacka. Më herët ditë më parë Vladimir Putin përsëriti të njëjtat akuza për mercenarë nga vendet e Ballkanit Perëndimorë. ©LAPSI.al

 



6 Comments

  1. Kështu po ndodh dhe me një pjesë të politikanëve shqiptarë, të cilët janë në “garë” me njëri tjetrin, për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, për të kërkuar rezolutë pas rezolute në Kuvendin e Shqipërisë që dënon këtë agresion, anipse qeveria shqiptare i ka përfaqësuar të gjithë teksa ka formuluar, paraqitur, mbrojtur dhe marrë votat maksimale për një rezolutë në OKB.

    Me sa duket kanë ndjerë rezikun e zerimit të këtyre parave të depozituara në bankat ruse apo të lidhura me to, për shkak të sanksioneve por dhe dizbalancimit monetar dhe ekonomik në Moskë

  2. O KURVA e shpifur ae din se ju njohin shuuuume mire shqiptaret,se çfare PUTANE je ! Se putin krimineli me shurren e tij e SHKRIN gjith RILINDJEN per nje sekond siç shkrihet kripa ne uje! Rri urte ore PUTAN se nuk ke lan K….r pa fute ne dy vrimat qe ke

  3. Ukraina ka mundesi te na ktheje kujtesen mbrapa ne histori kur filloi lufta civile ne Spanje. Si atje si ketu ne Ukraine pati vullnetar per te luftuar ne kampet respektive. Shqiptaret jane te lire te vendosin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *