• |
ide | kryesore

Putin firmos: 15 vjet burg për gazetarët që japin “lajme të rreme”/ Mbyllet BBC në Moskë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



BBC vendosi të pezullojë përkohësisht punën e gazetarëve të saj të lajmeve në Rusi pasi parlamenti miratoi një ligj të ri që godet mediat e huaja. Ligji i ri, i miratuar këtë të premte, e bën një vepër penale përhapjen e qëllimshme të lajmeve “false” ose “të rreme” për luftën e Rusisë në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin miratoi ligjin e ri menjëherë në mbrëmje.

Vendimi erdhi pasi Kremlini akuzoi BBC-në se po luante një “rol në minimin e stabilitetit dhe sigurisë ruse”.

Ligji i miratuar parashikon dënime me burg deri në 15 vjet për njerëzit që publikojnë “lajme të rreme” për ushtrinë ruse. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Medias në Rusi tha se kishte kufizuar aksesin në faqen e BBC dhe faqet e tjera të mediave të pavarura dhe se bllokoi gjigantin e mediave sociale Facebook.

Dy media të tjera ruse thanë se do të ndalojnë raportimin për Ukrainën për të mbrojtur gazetarët e tyre, ndërsa BBC njoftoi ndalimin e të gjitha raportimeve të saj nga Rusia.

Mediat ruse janë udhëzuar të publikojnë vetëm informacione të dhëna nga burime zyrtare, të cilat e përshkruajnë “pushtimin” si një “operacion ushtarak” dhe se viktimat janë për shkak se “nacionalistët ukrainas po i përdorin civilët si mburojë”.

“Shërbimi ynë i BBC News në rusisht do të vazhdojë të funksionojë nga jashtë Rusisë. Siguria e stafit tonë është parësore dhe ne nuk jemi të përgatitur t’i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të ndjekjes penale thjesht për kryerjen e detyrave të tyre. Do të doja t’u bëja homazhe të gjithëve, për guximin, vendosmërinë dhe profesionalizmin e tyre” – Tim Davie, drejtori i përgjithshëm i BBC.

BBC tha se nuk do t’i tërheqë gazetarët nga Moska, por nuk do të përdorë raportimet e tyre. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Levizje pasi audienca e BBC u trefishua kete jave ne Rusi. Shenja qe gjithmone e me shume ruse nuk i hane perrallat e Putinit. Gafa e patolerueshme e perendimit ishte bllokimi i sinjalit te Russian Today, Sputnik dhe te shume mediave te tjera te lidhura me Putinin. Qeverite e perendimit (disa) vendosen t’i trajtojne qytetaret e tyre sic trajton Putini te vetete, si te padenje per te naviguar lirisht ne rrjedhen e informacioneve dhe rrenave. Nje mosrespektim total per njerezit, dhe nje autogol idiot sepse per 3000 vete qe ka audience RT ne Angli i dhane argument Putinit per te lene ne terr mbi 10 milion ndjekes Ruse te BBC.

    1. Nderkohe tigrat hane gjithe diten te pegerat e kukullave te paguara dhe hostuara prej Putinit ne perendim, ketij antiglobalisti te madh dhe ish young leader te forumit te Schwab. Ah, ju jeni te mjere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *