• |
ide | kryesore

F1/ Haas përzë rusin Mazepin: skuderia amerikan mbyll edhe partneritetin me Uralkali

-Instant, Sport



Tani është zyrtare: Nikita Mazepin nuk do të garojë në Kampionatin Botëror të Formula 1 me Haas në vitin 2022. Pas zërave dhe paqartësive të këtyre ditëve, mbërriti zyrtarizimi i shkarkimit të pilotit rus dhe njëkohësisht u ndërpre me efekt të menjëhershëm partneriteti me Uralkali, një kompani minerare e afërt me presidentin rus Putin dhe në pronësi të babait të Mazepin, Dmitry. Vendimi u mor për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Haas ka zgjedhur të ndërpresë bashkëpunimin me Uralkali dhe kontratën me pilotin Nikita Mazepin me efekt të menjëhershëm. Ashtu si pjesa tjetër e komunitetit të Formula 1, ekipi është i tronditur dhe i pikëlluar nga pushtimi i Ukrainës dhe shpreson për një fund të shpejtë dhe paqësor të konfliktit”, thuhet në deklaratë.

Vetëm tre ditë më parë FIA, e cila u mblodh në një këshill të jashtëzakonshëm pas përkeqësimit të konfliktit në Ukrainë, i kishte dhënë Mazepin lejen për të garuar. Konkretisht, në shënimin e Federatës thuhej se “pilotët rusë dhe bjellorusë, garuesit individualë dhe funksionarët mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare ose lokale vetëm si neutralë dhe nën ‘flamurin e FIA-s’, duke iu nënshtruar angazhimit dhe respektit specifik për parimet e FIA-s për paqen dhe neutralitetin politik, deri në një njoftim të dytë”. Do të hiqen edhe nga uniformat dhe makinat “simbolet, ngjyrat, himnet, flamujt kombëtarë të Rusisë dhe Bjellorusisë”.

Në vend të rusit duhet të mbërrijë Pietro Fittipaldi, piloti i tretë i ekipit amerikan dhe nipi i dy herë kampionit të botës në F1, Emerson. 25-vjeçari e ka bindur pronarin, Gene Haas, pasi mbështetet nga sponsori shumë i pasur “Banco do Brasil”, një nga bankat kryesore të vendit. Paratë që do të zëvendësojnë humbjen e sponsorit Uralkali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *