• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë – Milot, 4 viktima

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë raportohet nga policia në aksin Fushë Krujë – Milot ku kanë humbur jetën 4 persona. Sipas të njëjtave burime ngjarja ndodhi rreth 15 minuta pas mesnatës.

Kanë qenë 2 automjete që janë përplasur me njëra – tjetrën në rrethana ende të paqarta. Nga përplasja kanë ndërruar jetë 2 shoferët dhe 2 pasagjerë.

Sipas policisë janë përplasur automjetet me A. D., 39 vjeç me një automjet me drejtues A. A., 30 vjeç, të cilët janë humbur jetën. 

Kanë ndërruar jetë edhe Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

E plagosur ka mbetur R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *