• |
ide | kryesore

Zelensky bën thirrje për shtim të sanksioneve: Bojkotoni naftën ruse

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një tjetër mesazh publik. Në daljen e fundit, presidenti ukrainas ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Duke folur në konferencën e tij ditore, Zelensky thotë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”, prandaj, shton ai, “ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”.

Zelensky bën thirrje gjithashtu për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”.

Ai shton se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht moral”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *