“Ne po shohim se si po bombardohen spitalet. Ata po bombardojnë civilët , duke shkelur hapur të drejtat e njeriut”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pas vizitës së tij të zhvilluar në një qendër pranë Madritit ku pritet refugjatët që i largohen luftës.

Gjithashtu edhe kryeministri slloven Janez Jansa akuzoi Rusinë për bombardimin e spitalit në Mariupol.